Neymar në aksion, ylli barazilian hidhet në sulm për të joshur modelen seksi

Bota e Yjeve

Neymar në aksion, ylli barazilian hidhet në sulm për të joshur modelen seksi

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:05
Natalia Baruliç

Duket e pamundur që Nejmar të mos e gjejë veten të përfshirë në lajmet rozë. Ylli brazilian është në radhë të parë, kur bëhet fjalë për femrat seksi.

Pas ndarjes me Natalia Baruliç, futbollisti është hedhur në sulm për të joshur modelen dhe blogeren italiane, Kiara Nasti, e cila ka marrë pjesë dhe tek “Isola dei Famosi”, ndërkohë që së fundmi modelon për Armanin.

Lajmi për flirtin e Nejmar me 23-vjeçaren, është konfirmuar edhe nga drejtori i revistës Chi, Alfons Sinjorini, i cili u shpreh: “Nuk ka një foto të Nastit që nuk ka pëlqim ose zemër nga Nejmar.

Image

Ai po bën gjithçka për ta takuar, por për momentin ajo nuk dorëzohet”.

Me origjinë nga Napoli, modelja seksi numëron 1.7 milion ndjekësish në Instagram.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat