Moderatorja bukuroshe Xhesi Muçaj e cila moderoi për pak kohë "Daily Love Story", u largua papritur nga ky projekt duke habitur të gjithë me vendimin.
Pak ditë pas largimit ajo bëri publike lidhjen e saj të dashurisë, një hap ky që ngriti dyshime të ndjekësit e saj për një shtatzani të mundshme.
Por lajmin e ëmbël Xhesi na e kishte rezervuar vetëm për ditën e sotme, me rastin e Shën Valentinit.
Me fotot më të ëmbla dhe barkun e rrumbullakosur Xhesi shkruan:
"Nxorra çunat e mi për xhiro sot", duke treguar njëkohësisht edhe gjininë e bebushit.