Ajo ka kujtuar bashkëshortin e saj Kobe Bryant në ditën e Shën Valentinit.
Vanessa Bryant ka publikuar fotografi në fillimin e lidhjes mes tyre duke shkruar edhe disa fjalë emocionuese.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit Boo-Boo. Të dua tani, përgjithmonë dhe përherë”, ka shkruar bashkëshortja e të ndjerit.
Po ashtu, 38 vjeçarja postoi edhe një tjetër imazh ku shihet basketbollisti duke i dhuruar trëndafila të kuq.
Në foto shihet se Kobe kishte veshur një veshje me ngjyrë të bardhë, teksa në dorë mbante lulet.
Ndryshe, ish-çifti u takuan në vitin 1999 për herë të parë dhe që nga ajo kohë kishin forcuar çdoherë e më shumë lidhjen e tyre, derisa Kobe Bryant ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti fatal me helikopter bashkë me vajzën e tij.
Rikujtojmë se, Vanessa Bryant e kujton gjithmonë me postime në rrjete sociale qoftë festë apo ndonjë ditë tjetër speciale e cila e shpreh edhe dashurinë që ka ende për të edhe pse basketbollisti nuk është më pjesë e jetës së saj.



