Machine Gun Kelly ka zbuluar se në varësen e tij mban gjakun e partneres, Megan Fox.
Reperi 30-vjeçar ka zgjedhur këtë si një ndër mënyrat për t’i shprehur dashurinë aktores, shkruan “Daily Star”.
Këngëtari i befasoi të gjithë ndjekësit në Instagram, kur në ditën e të dashuruarve publikoi foto të varëses, në të cilën shihej një pikë gjaku që supozohet të jetë e Megan-it.
“Unë e mbaj gjakun tënd rreth qafës”, shkroi ai krahas fotos.
Ai dhe Megan, e cila është 34 vjeç, nisën një romancë të bukur pas shfaqjes së të dyve në videoklipin e këngës së Kelly-t në muajin maj të vitit të kaluar.
Megan më parë ka qenë e martuar për 10 vite me Brian Austin Green, i cili që pas ndarjes është në një lidhje me Courtney Stodden, yllin e “Big Brother”.