Dj Stone dhe Miss Rose janë një çift që gjithmonë kanë tërhequr vëmendje për shkak të stilit të veçantë të tyre.
Së fundmi, dyshja ishte ftuar tek emisioni i pasdites së Gerta Gixharit, ku treguan me detaje historinë e tyre të dashurisë.
Çifti tregoi se kanë 11 vite që njihen, por 10 vite që e kanë zyrtarizuar marrëdhënien. Për herë të parë janë parë në një bar në Tiranë.

Biseda e parë mes tyre ka ndodhur nëpërmjet e-mail, ku Dj Stone i shprehu edhe ndjenjat e tij, të cilat rezultuan të ishin reciproke.
Dyshja është celebruar pak kohë më vonë pas njohjes dhe kur kanë realizuar festën e dasmës, Miss Rose tha se ka qenë katër muajshe shtatzënë me vajzën e tyre.
Ata sot janë prindër edhe të një djali.

Gjatë bisedës në studio, Dj Stone befasoi bashkëshorten e tij duke e propozuar.
Pas dhjetë vitesh ai i dhuroi një unazë për herë të parë Miss Rose dhe i propozoi që ta realizojnë edhe një herë dasmën ashtu siç duan.
“Siç e thashë edhe pak më parë ngaqë lidhja jonë, edhe historia e dashurisë tonë ka ecur me hapa shumë të mëdhenj. Unë nuk e kam bërë atë momentin magjik, që do të thosha më fiks atë propozimin magjik edhe standard që është një gjë shumë e veçantë kundrejt Eridës dhe mendova dhe i kërkoj ndjesë publikisht këtu tani, dhe mendova që t’ia bëj këtu.

Faktikisht propozimi im nuk do të jetë a do të martohesh me mua pasi ne kemi 11 vjet të martuar, por ajo që doja ti thosha: ‘A pranon që ne ta ribëjmë edhe një herë festën e martesës ashtu siç duam?’ A pranon?’”,- u shpreh Dj Stone.
Shumë e emocionuar, Dj Miss Rose e pranoi propozimin e tij dhe tashmë të dy janë gati për të bërë një dasmë të dytë.