Këngëtarja me famë botërore, Meghan Trainor, zgjodhi që ardhjen ën jetë të fëmijës së saj të parë ta zbulonte në ditën e të dashuruarve.
Ajo publikoi në “Instagram” një foto, ku tregoi se fëmija pritej të vinte në jetë më 14 shkurt, por në të vërtetë lindi me datë 8, shkruan “CNN”.
Trainor dhe bashkëshorti i saj, Daryl Sabara, ndanë lajmin emocionues për Riley-n, në rrjete sociale.
“Data e lindjes së këtij djali të ëmbël ishte sot në ditën e ‘Shën Valentinit’! Ne na u desh ta takonim atë të hënën, më 8 shkurt.
Jemi kaq në dashuri me të. Faleminderit Daryl Sabara për dhuratën më të bukur ndonjëherë për ‘Shën Valentin’!
Mirë se erdhe në botë Riley!”, shkroi këngëtarja krahas fotove të vogëlushit.
Trainor dhe Sabara e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në dhjetor të vitit 2018.