Dy yjet e “Game Of Thrones”, Rose Leslie dhe Kit Harington, janë bërë prindër për herë të parë, teksa mirëpritën në jetë djalin e tyre.
Ishte përfaqësuesi i tyre ai që konfirmoi ardhjen në jetë të vogëlushit të martën, sipas “Daily Mail”.
Dy aktorët 33-vjeçarë, të cilët u dashuruan gjatë xhirimeve, zbuluan shtatzëninë kur Rose shfaqi barkun e rrumbullakosur në shtator të vitit që lamë pas.
Një fotografi bardh e zi nga xhirimet për revistën Make e tregonte aktoren rrezatuese. Rose njihet nga të gjithë për rolin e saj si Ygritte në serial, që fatkeqësisht nuk arriti deri në finale.
Emri i djalit nuk është zbuluar ende. Madje, nuk ka asnjë lajm zyrtar nga çifti për faktin që janë bërë prindër për herë të parë.
Duke folur për revistën “Stylist” për kohën e saj në karantinë, Rose tha: “Ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse. Burri im dhe unë ishim me fat që kaluam izolimin në fshat. Ka qenë një kohë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, sigurisht që na ka ngadalësuar”.
Çifti e mbajti martesën e tyre private dhe para ceremonisë nuk ishin shfaqur në publik së bashku për më shumë se gjashtë muaj.