Këngëtari ka zgjedhur të vizitoj sot Drenicën.
Gold AG publikoi imazhe në profilin e tij zyrtar në Instagram me gruan.
Ai ka postuar dy fotografi në njërën ka treguar dhe lokacionin, teksa tjetrën fotografi e ka publikuar nga makina duke i bërë tag edhe bashkëshortes së tij, Ermirës.

Ndryshe, Goldi uroi 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një fotografi pranë bustit të Adem Jasharit derisa në duar mbante djalin e tij, Guerilin.
Rikujtojmë se, këngëtari është i dhënë pas UÇK-së dhe luftëtareve të lirisë ka edhe projekte të shumta muzikore kushtuar atyre.

