Kit Harington është fotografuar ditën e djeshme.
Aktori këto ditë ka konfirmuar se është bërë baba për herë të parë.
Ylli i “Game of Thrones, u fotografua rrugëve të Londrës afër shtëpisë së tij, teksa mbante në gjoks foshnjën.
Ai kishte zgjedhur një veshje me ngjyrë të zezë, Harington me veti kishte edhe qenin e tij.
Kit, dukej në formë shumë të mirë edhe pse ka kohë që nuk është parë në publik.
Ndryshe, aktori me bashkëshorten e tij Rose kanë pritur fëmijën e parë dhe janë shumë të lumtur me jetën e tyre bashkëshortore.