Muaj më parë Prive përmes rubrikës javore të emisionit “E vërtetë, e pavërtetë” ju konfirmoi duetin e radhës në diskografinë shqiptare, atë të Elvanës dhe Mozzik.
Kënga ka kohë që është finalizuar por pa u kryer kishte mbetur një tjetër detaj i rëndësishëm – videoklipi.
E për xhirimin e tij, dy artistët kanë zgjedhur një lokacion përtej të zakonshmes.
Teksa plot të famshëm shqiptarë po pushojnë në Dubai, Mozzik dhe Elvana krahas pushimit aty po e xhirojnë edhe klipin.
Kjo lihet të kuptohet nga vendet e njëjta nga ku kanë postuar fotografi të dy artistët.
Pritja me gjasë nuk do jetë e gjatë deri në publikimin e këtij projekti muzikor. Tashmë është çështje javësh!

