Bebe zbuloi se po punon në një demo për BTS.
Kantautorja, e cila publikoi albumin e saj debutues ‘Expectations’ më 2018, ndau lajmin gjatë një video të drejtpërdrejtë në Instagram, shkruan NME.
Rexha shpjegoi në video se kënga është “një rrëmujë” në formën e saj aktuale, duke shtuar se ajo duhet ta “pastrojë”.

“BTS nuk e kanë dëgjuar, nuk është një këngë për ta,” vazhdoi ajo. “Unë thjesht po shkruaj një ide për ta”.
Këngëtarja vazhdoi të përshkruajë rrugën e mundshme të punës në progres si “me të vërtetë bombë”, por pranoi: “Megjithatë, ka nevojë për punë; duhet shumë punë”.
Rexha më parë ka punuar në këngë për K-Pop siç është SHINee, publikimi i së cilës në vitin 2010 ‘Lucifer’ ajo bashkë-shkroi. Ajo gjithashtu shkoir këngë për ish-anëtarin e Fin.K.L Lee Hyori.

Në vitin 2019, ylli i popit u pyet nga një fans në Twitter nëse do të ishte e interesuar të hynte edhe një herë në botën e K-Pop, duke u përgjigjur pozitivitsh.
Albumi më i fundit në studio i BTS, ‘BE’ arriti nëntorin e kaluar.