Alketa Vejsiu ka ndjekur një linjë sa moderne edhe serioze gjatë këtij sezoni të “Love Story”.
Nëse e kemi parë të vishet zakonisht në skenë me fustane shumë trendy dhe madhështorë, në këtë projekt ajo ka veshur xhaketa. Herë të kombinuara me pantallona serioze dhe crop top, herë xhaketa ka qenë e gjatë e ka qëndruar si fustan.
Edhe jashtë spektaklit, Alketa i ka pasur xhaketat pjesë të përditshmërisë, kombinuar me atlete dhe xhinse.
Ngjyrat që ajo ka zgjedhur janë të shumëllojshme, ndërsa prerja është trendi i këtij sezoni, treçerekshe me shumë kopsa.
Ju ftojmë t’i hidhni një sy, mbase frymëzoheni për përditshmërinë tuaj ose raste pak më speciale.