Xhensila po shijon pushimet në Turqi.
Xhensila Myrtezaj dhe partneri i saj Bes Kallaku, kanë udhëtuar së fundit për pushime në Turqi
Nga atje, dyshja nuk i harrojnë fansat dhe sjellin fotografi e video të shumta, ku tregojnë se po e shijojnë në maksimum këtë udhëtim.
Së fundi, Xhensila postoi disa fotografi, në të cilat shfaqet plot stil e veshur me veshje sportive dhe një xhaketë sipër.
Këtë veshje, këngëtarja e kompletoi me një kapele të zezë, ndërsa nuk harroi të vendoste maskën mbrojtëse.
Fotografitë e Xhensilës morën komente e pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj.