Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë ndarë rrugët dhe këtë gjë e konfirmoi vet këngëtarja.
Në një intervistë të fundit, Jonida teksa foli për festën e Shën Valentinit, deklaroi se është beqare.
Por, duket se Romeo menjëherë ka nisur një romancë të re dhe atë me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksian.
Kështu të paktën kanë lënë të kuptohen fotografitë e dyshes nga i njëjti vend dhe të postuara në të njëjtën kohë.
Po ashtu, këto dyshime i forcuan edhe disa postime të Aleksias, ku shfaqej në shoqërinë e një mashkulli në veturë, e që duket të jetë Romeo.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/19/auto_640-0-6030192274ff81613772645.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/19/auto_640-0-60301956c8eff1613772633.png)