Çifti i njohur, Arbenita Ismajli dhe Fero kurorëzuan ditën e enjten dashurinë e tyre në martesë.
Lajmi u zbulua nga modelja në një postim në Instagram, ku ndau me ndjekësit një foto me partnerin dhe shkroi: “Të sapomartuar!”
Ndërsa iu është përgjigjur me anë të një mesazhi të gjithë kritikëve ndaj vendimit të saj për t’i dhënë fund beqarisë.
Ajo u kërkoi njerëzve që të mos paragjykojnë vendimet e të tjerëve, por i këshilloi që të bëjnë gjënë e duhur.
“Dikush diplomohet 21 vjeç, por pret 6 vite për të gjetur një punë të mirë. Dikush nuk është arsimuar, por bëhet milioner që 21 vjeç. Dikush martohet në moshën 20 vjeçare, por divorcohet 5 vite më vonë. Dikush martohet në moshën 33 vjeçare, por gjen dashurinë e përjetshme. Njerëz të ndryshëm, histori të ndryshme dhe të vështira. Ti nuk je vonë. Ti nuk je herët. Ti je në kohë,”- ishte statusi i saj në gjuhën angleze.
Prej kohësh përflitet se reperi dhe modelja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithatë asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar lajmet.