Megan Fox është vënë në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të një postimi të rremë në Instagram, i cili pretendonte se aktorja ishte kundër përdorimit të maskës Covid-19.
Ndjekësit e saj janë revoltuar dhe e kanë vënë aktoren në qendër të kritikave, si një papërgjegjshmëri e saj, në një kohë kur personat influencues duhet të mos japin mesazhe të tilla, që mund të ndikojnë tek personat e tjerë që i ndjekin dhe i kanë burim frymëzimi, sipas “People”.
34-vjeçarja bëri një deklaratë në Instastory të premten në mbrëmje, ku shkruante:
“Unë kurrë nuk kam bërë deklaratë në lidhje me mbajtjen e maskave. E frikshme që mund të bëheni virale dhe ndoshta të kryqëzoheni shoqërisht për diçka që nuk e keni bërë. Interneti është kaq argëtues”.
Fotoja e rreme që u bë virale në Twitter, tregonte Megan-in me partnerin e saj Machine Gun Kelly, duke ecur krah për krah. Ndërkohë, Fox mbante dy maska në dorën e saj të djathtë.