Hailey Bieber me poza të mrekullueshme në koleksionin e ri të ‘Versace’

Bota e Yjeve

Hailey Bieber me poza të mrekullueshme në koleksionin e ri të ‘Versace’

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:45
Hailey Bieber

Ajo shumë shpejt është duke u bërë ndër emrat më të lakuar në botën e modelingut.

Por, Hailey Bieber përmes rrjetit social Instagram tashmë ka bërë të ditur pjesëmarrjen në një kampanjë tjetër, shkruan Daily Mail.

Bukuroshja bionde ka publikuar setin e ri fotografik, derisa u bë figura e koleksionit të ri të markës ‘Versace’.

Image

24-vjeçarja u pa me një veshje tejet interesante, derisa flokët i pati tejet të lagura, gjysmën e tyre në fytyrë.

Padyshim që edhe kësaj radhe ajo ka vënë në pah tiparet e bujshme trupore, për të cilat stërvitet në palestër.

Image

Përpos kësaj, Hailey ka qenë pjesë edhe linjës së re të rrobave të ‘Ivy Park’, drejtuar nga artistja Beyonce. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat