Pak ditë më parë, moderatorja Aulona Musta u shfaq lakuriq dhe në super formë në kopertinën e revistës së famshme “Global Woman”.
Kjo kopertinë e guximshme është shumëpërfolur dhe përpos komplimenteve, Aulona ka marrë dhe shumë kritika, por çfarë mendimi ka i shoqi?
I ftuar në “Ftesë në pesë” ai tha se nuk e ka problem, pasi nuk e sheh zhveshjen të lidhur me moralin.
“Unë nuk e shoh zhveshjen të lidhur me moralin”, tha Tomi. Ai ishte së bashku me Aulonën në emision dhe dhanë intervistën e tyre të parë së bashku.