Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Big Mama pushtoi mediat rozë.
U raportua se ajo është në lidhje me aktorin turk, Serhat Kaynarpinar, i njohur me rolin e “Cihanit” te seriali “Më fal”.
Ajo që nxiti reagimin e mediave ishin vizitat e shpeshta të artistes së mirënjohur në Turqi, megjithatë e vërteta qëndron ndryshe.
Bigi përveç se realizoi emisione të shumta atje, përgati edhe një befasi për fansat e saj.
Këngëtarja realizoi edhe një projekt me titull “Akoma të du”, e pjesë e klipit është edhe aktori i mirënjohur.
Ky videoprojekt do të jepet premierë nesër në emisionin “Mama’s Trip”.
Kurse sa i përket jetës private, Big Mama është beqare.
E kush është ai fatlum që do t’ja rrëmbejë zemrën asaj mbetet të shihet.