Një nga prurjet e fundit të 'Përputhen' është Antonela Berishaj, e cila në klipin e saj prezantues, tha se la Italinë për të gjetur dashurinë.
Ajo është 24 vjeçe, ka lindur në Shkodër dhe jeton në Milano ku punon si Visual Mercheardiser.
Me ardhjen e saj në program, Antonela trazoi ujërat, duke shprehur dy pelqimet e saj për dy nga djemtë më popullor të programit: Atdheun dhe Mevlanin.
Mirëpo, duket se ndjekësit kanë 'gërrmuar' në të kaluarën e Antonelës, duke siguruar foto që datojnë më herët, mbase rreth adoleshencës së saj.
Faqja e njohur në Instagram për demaskimin e vip-ave, 'Vipat e Bllokut', ka sigurar disa foto ku Antonela ishte ndoshta pak vite më e re, por shumë më ndryshe në look, çfarë ka ngritur dyshimet tek ndjekësit se konkurrentja mund t’ju jetë nënshtruar disa operacioneve plastike.