Gent Fatali është një ndër artistët më të talentuar që brenda pak kohësh arriti të bëhej pjesë e tregut muzikor shqiptar.
Megjithatë, kohët e fundit është vënë re një mungesë nga ana e tij në muzikë.
Disa muaj më parë reperi tregoi në një intervistë se po merret me biznes dhe kohën më të madhe e shpenzon atje, andaj është tërhequr nga muzika. Prej dy vitesh ai po shijon një romancë të bukur me Rozafën, motrën e Loredanës.
Ditën e sotme Rozafa feston ditëlindjen dhe Gent Fatali, si një djalë romantik që është, i ka bërë një super dedikim partneres së tij. Ai ka pulikuar në Instagram një foto, në të cilën Rozafa shfaqet duke e parë me sytë plot dashuri reperin.
“Urime ditëlindja dashni”, ka shkruar Genti përkrah fotos.