Vëmë bast se e gjeni shumë lehtë kush ka qenë fotografi i Arbanës këtë mëngjes

Bota e Yjeve

Vëmë bast se e gjeni shumë lehtë kush ka qenë fotografi i Arbanës këtë mëngjes

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:15
Arbana Osmani

Arbana e ka nisur ditën me postimin e disa fotove, e veshur thjesht nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Pyetja që ajo i drejton ndjekësve është një dhe e vetme: Kush i ka realizua këto foto?

Fansat e gazetares sigurisht e kanë kuptuar menjëherë që është i biri fotografi i mëngjesit. Disa nga këndi i fotos, të tjerë nga detaje të tjera.

Edhe ne në fakt biem në një mendje me ndjekësit, sepse në rastet kur fotografi ka qenë Eduarti, Arbana e ka treguar me anë të tag-ut në foto.

Joni mund të themi me bindje se do jetë fotograf perfekt për mamin sa herë Eduarti nuk është aty për të shkrepur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat