Ellie Goulding zbulon se është në pritje të fëmijës së parë

Bota e Yjeve

Ellie Goulding zbulon se është në pritje të fëmijës së parë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Ellie Goulding, Caspar Jopling

Ellie Goulding ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e ëmbël e bëri me dije për revistën “Vogue”, ku është shprehur se është në muajin e tetë të shtatzanisë. Këngëtarja 34-vjeçare ka qëndruar larg vëmendjes së publikut, dhe dalja e saj e fundit ishte në Gusht të vitit që lamë pas.

“Ishte një çmenduri pasi ndodhi në 1-vjetorin e martesës tonë. Nuk ishte në plan. Mendimi për të mbetur shtatzënë nuk dukej sikur mund të ishte një realitet. Të qenit shtatzënë më ka bërë më njerëzore. Këto forma nuk i kam patur kurrë më parë. Po e shijoj këtë. Gjithashtu dhe bashkëshorti im.”, u shpreh këngëtarja.

Përsa i përket muzikës, këngëtarja tha se mezi po pret të kthehet në punë dhe të angazhohet për albumin dhe turneun e ri.

Autorja e hitit “Love Me Like You Do” dhe partneri i saj, Caspar Jopling njoftuan fejesën e tyre në Gusht të 2018-ës. Ata vendosën të lidhnin kurorë në vitin 2019, në një ceremoni mahnitëse në York Minster.

Image
Ellie Goulding, Caspar Jopling
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat