“Qoftë kjo hera e fundit” shkruajnë mediat turke për martesën e dytë dhe të pazakontë të aktores së njohur të “Ertugrul”, Burcu K?ratl? dhe këngëtarit me origjinë shqiptare, Sinan Akç?l.
Ceremonia e dasmës, e cila u mbajt me një grup të vogël të ftuarish, u shpërnda edhe në mediat sociale.
Akç?l dhe K?ratl? u martuan në vitin 2018 me një dasmë shumë të madhe, por lumturia e parë zgjati shumë pak muaj, pasi filluan problemet.
Në një deklaratë publike, këngëtari me origjinë shqiptare tregoi se marrëdhënia e tyre kishte pësuar krizë, sepse nuk i kushtonin më rëndësi më njëri-tjetrit. Kjo ishte edhe arsyeja pse i dhanë fund dhe martesës.
“Jetonim në të njëjtën shtëpi dhe flisnim nga WhatsApp. E braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Por ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam”,- tha Akç?l.
Ata janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes nga mediat turke. Me sa duket, çifti nuk ka bërë dot pa njëri-tjetrin, e kanë kuptuar rëndësinë dhe dashurinë që kanë duke i dhënë fund beqarisë sërish me një martesë të thjeshtë, e cila kishte të ftuar vetëm të afërm e miq të ngushtë.
Sinan Akçil e ka bërë publik lajmin me një postim në Instagram dhe me disa foto zyrtare nga martesa.
“Z. dhe Znj. Akç?l”, ka shkruar Sinan në mbishkrimin e fotove.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/24/auto_-640-0-6035497daa5061614144302.jpg)