Greta Koçi nuk ka eksperimentuar shumë me look-un e saj, ndonëse është një këngëtare që ka qenë prezente në skenë ndër vite.
Mirëpo, mesa duket, ajo po mendon të ndryshojë ngjyrën e flokëve.
Këtë e ka treguar vetë nëpërmjet një postimi në Instastory, ku i drejtohet ndjekësve me pyetjen: “Si thoni ju, duhet ta ndryshoj ngjyrën e flokëve apo jo?”
Këngëtarja është kujdesur shumë edhe për fizikun e saj. Muajin e kaluar, ajo tregoi se format trupore “perfekte” i ka arritur duke ngrënë nga pak gjëra të shëndetshme dhe të nevojshme.
Ajo zbuloi për ndjekësit gjithashtu se është bërë vegane dhe ka filluar të ndjekë këtë lloj diete që do të thotë se nuk i konsumon më produktet e mishit e as nënproduktet e tij.