Enca ka publikuar projektin “Nashta” në platformën “Spotify”.
Enca Haxhiu ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re, por javët e fundit kishte paralajmëruar një projekt.
“Ndoshta”, titullohet kënga që fansat e saj e prisnin me padurim, ngase paralajmëroi se do ta sjell të shoqëruar edhe me videoklip.
Mëngjesin e sotëm, me anë të një postimi ajo tha se ka një befasi për fansat dhe ishte pikërisht publikimi i këngës së re.
Këngëtarja e publikoi këngën në platformën “Spotify”, por nuk zbuloi se kur do të dalë edhe në kanalin YouTube.
E gjithë kjo vjen pak orë pasi solli një video me të cilën tregoi se si e kishte thyer këmbën dhe gjithë procesin e shërimit.