Melisa po shënon sukseset e para me këngën e re.
Melisa Lleshi së fundi debutoi në tregun muzikor me këngën e parë të saj me titull “U kry”.
Projekti i saj është pritur shumë mirë në publik dhe tashmë ajo ka marrë dy milionë klikime në kanalin YouTube.
Këtij suksesi padyshim që i është gëzuar vet Melisa e cila falënderoi publikisht bashkëpunëtorët.
Emri i Melisës u bë i njohur për publikun që nga pjesëmarrja e saj në emisionin “Përputhen”.
Pas largimit nga ky emision, ajo nisi një rrugë tjetër në karrierë, ndërsa pritet të shihet se sa do të ketë sukses në këtë drejtim.