Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë me vullnet të plotë nga titujt mbretërorë, duke u larguar nga Pallati Mbretëror për të vazhduar të qetë jetën e tyre.
Shumë shpejt, vogëlushi i tyre Archie do të jetë vëlla i madh pasi Meghan është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë.
Largimi i çifitit nga Pallati Mbretëror ishte më i komentuari i kohëve të fundit, teksa u tha se Mbretëreshës nuk i kishte pëlqyer aspak ky vendim, por kishte vendosur ta respektonte.
Familjarët u dukën se nuk ishin dakord, por mediat e huaja bëjnë të ditur se ishte një person mes tyre i cili mbështeti largimin e Harry-t dhe Meghan-it.
Bëhet fjalë për hallën e Dukës, Princeshë Anne.
Ajo është shprehur se largimi i çiftit ishte gjëja më e mirë që mund të bënin.
Rikujtojmë se Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera.