Çifti Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi kanë realizuar një fotosesion, që është i pari për ta si çift.
Dyshja u bënë të famshëm nga pjesëmarrja në emisionin “Përputhen”, ndërsa më pastaj edhe me ‘zhurmën’ kur e konfirmuan lidhjen.
Kjo ngase Tea doli si çift me Andin, por rezultoi të jetë në lidhje me Beartin.
Tashmë ata i kanë lënë pas të gjitha kritikat dhe po e shijojnë të lumtur lidhjen, pa u fshehur më në publik.
Në fotosesionin e ri, çifti duken për mrekulli teksa pozojnë krah njëri-tjetrit, teksa të dy ishin veshur në të zeza.
Tea dukej joshëse me xhaketën me dekolte të hapur, në të cilën tregonte reçipetat.