Këngëtarja po pushon me Orlando Bloom dhe vajzën Daisy.
Katy Perry është parë duke u shëtitur me vajzën e saj gjashtëmuajshe Daisy,
Daisy, e lindur në gusht 2020, nuk është parë ende nga afër në një fotografi, pasi Katy dhe i fejuari i saj Orlando Bloom zgjodhën ta mbajnë private këtë pjesë.

Por, mamaja dhe vajza u panë në Hawaii duke shijuar një shëtitje në diell, teksa Katy ishte veshur thjesht.
Foshnja Daisy ndërkohë ishte vendosur në karrocë, e veshur me të gjelbër të zbehtë dhe kapele të bardhë.
Katy është fotografuar në shtet gjatë ditëve të fundit, duke shijuar një pushim me Orlandon, familjen dhe miqtë.

Dyshja u panë duke shijuar plazhin, Katy ishte fotografuar me një palë rroba banje ngjyrë vjollcë.
Katy më parë zbuloi se ajo nisi filmimin e sezonit të fundit të American Idol vetëm pesë javë pas lindjes.