Aurela feston sot ditëlindjen dhe urimet kanë qenë të shumta për modelen, ashtu si edhe dhuratat. Por te këto të fundit na bëri përshtypje diçka. Aurelës i kanë dhuruar vetëm buqeta me trëndafila.
Aq shumë sa shtëpia e saj duhet të jetë mbushur plot ditën e sotme. Të paktën kështu na ka treguar ajo përmes postimeve e ndoshta dhuratat e tjera nuk i ka bërë publike.
Megjithatë mes kaq shumë buqetave me lule ne jemi kuriozë se cilën prej tyre i ka bërë partneri.
Aurela prej kohësh po jeton në Spanjë me partnerin e saj, të cilin e ruan larg syrit të publikut, duke mos postuar as foto, asgjë e duke e shijuar në privatësi të plotë lidhjen e tyre.


