Hailey Bieber e kaloi të shtunën në Malibu duke bërë fotografi për një projekt të ardhshëm.
Paparazzi, tregoi gruan e Justin Bieber, 24 vjeç, e veshur me një fund shumëngjyrësh, këmishë, kapelë, ndërsa shëtiste zbathur përgjatë oqeanit.
Një ekuipazh i vogël, ishte i pranishëm dhe u sigurua që Hailey të mos harronte masat paraprake të COVID-19.
Në mes të fotografive, Bieber bëri selfie dhe shëtiti qenin e saj. Këlyshi i vogël ka profilin e tij në Instagram, ku ai mburret me plot 910,000 ndjekës.
Kujtojmë, se javën e kaluar, ajo eci në pasarelën e Jeremy Scott Fall 2021 Moschino.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/28/auto_031614504129.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/28/auto_021614504133.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/28/auto_011614504136.jpg)