Meghan Markle komentohet më shumë se për çdo gjë për veshjet e saj, sidomos gjatë pritjes së ëmbël. Edhe pse nga momenti kur e publikoi lajmin e bukur ajo ka pasur shumë pak dalje publike, veshjet e saj janë komentuar shumë.
E fundit që mori vëmendje ishte video e shkurtër promovuese e bisedës së çiftit me Oprah Winfrey ku Meghan u shfaq me një fustan të Giorgio Armani, i zi me lule të bardha.
Më herët ajo u vesh në një video të ‘Spotify’ me një fustan të Oscar De La Renta dhe në foton e parë kur u lançua lajmi i pritjes së ëmbël me një fustan të gjatë.
Meghan është konsideruar gjithmonë ikonë e stilit mbretëror dhe shijet klasike i kanë bërë të gjithë të flasin.
Më tej ju kujtojmë edhe disa prej veshjeve gjatë shtatzënisë me Archien.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/02/auto_4002F5C5-CF73-43D0-BCDB-6B2CF4FE6779-300x1661614670996.jpeg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/02/auto_EF3F6BDC-0217-4B05-82C3-D61DC5B62BC1-250x4001614671022.jpeg)