Aktorja turke, Demet Ozdemir, e njohur me emrin Zejnep në rolin tek seriali “Shtëpia ime, fati im”, ka treguar në një intervistë se fëmijëria e saj nuk ka qenë dhe aq e bukur.
Demet është rritur në Izmit me prindërit, motrën dhe me vëllain e saj. Aktorja ka treguar se ka përjetuar dhunë në familje dhe se babai i saj ishte aq i rreptë sa të gjithë e kishin frikë.
“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babin, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati.
Babin e kemi pasur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh.
Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”,- ka rrëfyer aktorja.
Demet është në një lidhje dashurie me këngëtarin turk Oguzhan Koç dhe këtë dyshja e pranoi në fillim të këtij viti.