Fjolla Morina u lajmërua në rrjete sociale.
Këngëtarja Fjolla Morina muaj më parë u bë kryetemë e medieve rozë për shkak të një problemi me drejtësinë.
Artistja ishte duke e kryer dënimin në “arrest shtëpie” në Kukës, por kishte thyer këtë masë duke udhëtuar në Kosovë.

Së fundi, mediet në Shqipëri raportuan se këngëtares i është ndryshuar masa, nga arrest shtëpie në arrest në burg.
Pas gjithë kësaj, artistja u lajmërua në rrjete sociale, duke publikuar imazhe bashkë me një mike të saj dhe partnerin Fisnik Syla.

“Puthje prej neve”, shkruan ajo sipër njërit imazh.
Ndryshe, partneri i Fjollës së fundi ka shijuar pushimet në Dubai, por nuk ishte në shoqëri të këngëtares.