Ajo tashmë po shijon muajt e fundit të shtatzënisë.
Fjala është për këngëtaren dhe modelen shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.
Përkundër se është në një gjendje të tillë, biondja po vazhdon ushtrimet në palestër e madje shumë e fokusuar.
“Ne nuk po ndalemi”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që ka ndarë në rrjete sociale.
Afërdita dhe Jakub ndryshe së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë të një djali.
Të njëjtit u martuan në qershor të vitit 2019 në një ceremoni luksoze në Florida.