Rita Ora dhuroi performancë ‘live’ për emisionin e Jimmy Fallon.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tash e sa javë po qëndron në Australi.
Artistja, atje është e angazhuar si anëtare e jurisë në talent-shoun “The Voice”, por edhe në disa të tjera projekte.
Së fundi, ajo dhuroi intervistë për emisionin “The Tonight Show” të Jimmy Fallon, ku foli për projektin e fundit dhe qëndrimin në Australi.
Po ashtu, ajo dhuroi edhe performancë mahnitëse ‘live’ me orkestër nga Australia, ku interpretoi projektin e ri “Bang”.
Për këtë paraqitje, këngëtarja vendosi të vishej me të zeza, teksa në pjesën e pasme fustani ishte i hapur në shpinë.
Rita Ora ishte shumë e lumtur që kishte mundësinë të këndonte ‘live’ këngën e ep-it me të njëjtin titull, “Bang”.