Rita po e shijon në maksimum qëndrimin në Australi.
Rita Ora tash e sa javë ka qëndruar në Australi, ku udhëtoi për të qenë pjesë e talent-shout “The Voice”.
Së fundi, këngëtarja mori pjesë në eventin e “Mardi Gras”, që organizohet për komunitetin LGBTI, ku mori vëmendje me paraqitjen.
Ajo zgjodhi të vishej me një kostum shumëngjyrësh, i cili ia theksonte linjat trupore dhe e kombinoi me një kapele të madhe e sandale me të njëjtat ngjyra.
Artistja u shpreh e lumtur që kishte rastin të jetë pjesë e këtij eventi, teksa mezi pret të performojë për “Mardi Gras 2021”, të shtunën.
Ndryshe, Rita Ora së fundi ka lansuar mini-albumin “Bang”, i cili po pritet shumë mirë nga ana e fansave të saj.