Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka filluar 2021-ën me shumë angazhime.
Ajo aktualisht po qëndron në Australi, ku është e angazhuar në talent shoun “The Voice”, por puna e saj nuk mbaron me kaq.
Ditët e fundit, Rita ka qenë e zënë edhe me intervista e performanca live, ndërsa ka paralajmëruar edhe disa të tilla.
Së fundi, këngëtarja bëri të ditur se është e ftuar të performojë për “amfAR” dhe për këtë gjë ndjehet shumë e nderuar.
“Një nder i madh të performoj sonte në #AGalaForOurTime për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve dhe ndërgjegjësimit për @amfar dhe punën e mahnitshme që ata bëjnë !! ”, shkruan ajo.
“amfAR” do të synojë mbledhjen e fondeve për ndërgjegjësimin për sëmundjen e AIDS-it.
Paralajmërimin e kësaj performance, Rita Ora e bëri përmes disa fotografive, ku shfaqet me stil të veçantë, e veshur me fustan të gjatë e xhaketë, ndërsa flokët i kishte bërë kaçurrele.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/05/auto_hh1614900202.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/05/auto_hvfgf1614900204.jpg)