Bradf Pitt po xhironte “Bullet Train” me aktoren Joey King.
Brad Pitt dukej i përgjakur dhe i mavijosur pasi filmoi një “përplasje makine” në shesh-xhirimin e filmit të tij të ri.
Ylli i Hollywood-it dukej keq pasi ishte ‘përplasur’ në një skenë të “Bullet Train”, një film në të cilin ai luan një vrasës vdekjeprurës me Joey King.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/05/auto_brrdd1614963883.jpg)
Gjatë skenës së rëndë, Pitt, 57 vjeç, i cili është përfshirë në një betejë divorci me Angelina Jolie, u pa i veshur me pantallona të gjera dhe një bluzë të bardhë të ndyrë me gjak të rremë në të gjithë krahët e tij.
Më vonë, ai veshi një mburojë plastike për fytyrën dhe mbuloi gojën dhe hundën në një moment për të ndaluar përhapjen e COVID-19 në set, ndërsa bashkë-ylli i tij Joey gjithashtu vuri një maskë fytyre.
Aktorja gjithashtu dukej e mavijosur ndërsa filmoi skenën e filmit me Brad.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/05/auto_bactortja1614963883.jpg)
Në “Bullet Train”, disa vrasës përfundojnë në të njëjtin tren me misione të ndryshme për të vrarë, por ata mund të jenë të lidhur të gjithë me njëri-tjetrin.