Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, feston sot ditëlindjen. E në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë si dhe vajzat e djemtë e programit.
Murati, i cili ka një pëlqim për të, ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqen të dy bashkë dhe shkruan shkurt: “Edhe 100”, duke e shoqëruar me një emoji me sytë zemra.
“Edhe 100 bukuroshe. Qëndro gjithmonë kështu, një shpirt i lirë dhe i pastër”, shkruan Ledjana krahas fotos së Sindit që ka postuar në “Instastory”.

“Sindi the Santa, uroj ta shijoj jetën ashtu siç shijoj unë miqësinë me ty”, ka shkruar Jasmina në “Instastory”-n e saj, ku ka postuar një foto të Sindit.
Gjithashtu edhe Antonela ka postuar një foto të Sindit dhe e uron: “Shumë urime për ty. Je person i mirë dhe me zemër të mirë! Tu plotësoftë çdo dëshirë që ke në zemër”.

Edhe Atdheu, i cili ka patur një takim me Sindin ka postuar në “Instastory” një foto teksa po vallëzojnë dhe krahas saj shkruan: “Gëzuar ditëlindjen! Të uroj më të mirat” dhe një zemër të bardhë.