Flaka Krelani ka kohë që po qëndron në SHBA, ku si duket është e përkushtuar në karrierën e saj edhe atje.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale dhe shumë shpesh sjell foto e imazhe nga jeta e saj.
Flaka njihet si një ndër femrat më eksperimentuese të showbizit, sepse ka ndërruar shumë herë komplet stilin e dukjen e saj.
Së fundi ajo ka sjellë disa foto, duke vënë në dukje kështu stilin e ri të flokëve.
Ajo shfaqet shumë joshëse brenda në vaskë, veshur me një fustan me printe tigri dhe flokë të kuqe, që duket se po i shkojnë shumë.