Elisabetta Franchi duket se ka dobësi për bukurinë shqiptare, pasi këtë herë ka zgjedhur një tjetër bukuroshe shqiptare për të pozuar me veshjet e saj.
Ajo quhet Alba Vejseli dhe prej vitesh punon në Itali si modele.
Ka shumë ndjekës në ‘Instagram’ dhe publiku italian e njeh si një nga bukuroshet që është përzgjedhur ‘Nëna natyrë’ në një prej puntatave të 2019-ës në show-n ‘Ciao Darwin’.
Që nga ai moment për Albën gjërat duket se kanë marrë vetëm për mirë. Pasi ka sfiluar dhe ka qenë imazh i disa markave, ajo tashmë ka nisur bashkëpunimin edhe me Elisabetta Franchin.