Djali i madh i David dhe Victoria Becham feston sot ditëlindjen dhe e fejuara e tijë shtë kujdesur që t’i bëjë urimin më special.
26-vjeçarja, Nicola Peltz, ndau në rrjete sociale një foto shumë të bukur krah Brooklyn-it, i cili mbush plot 22 vjeç, shkruan “Mirror”.
“Gëzuar ditëlindjen beb. Ti je një person i mrekullueshëm dhe me një zemër të pastër. Të dua shumë shumë Brooklyn”, shkroi aktorja krahas postimit.

Çifti i famshëm pozoi në plazh, nën rrezet e diellit, ndërkohë që Nicola i kishte hedhur duart rreth qafës së fotografit.
“Të dua shumë Nicola, gjysma ime tjetër”, i komentoi Brooklyn të fejuarës së tij.

Edhe nëna e Brooklyn-it, e uroi djalin me anë të një fotoje të vjetër të postuar në rrjete sociale, në të cilën modeli është ende një fëmijë i vogël.
Çifti planifikon që të martohet këtë vit dhe do të realizojnë dy ceremoni martesore. Ndërkohë, për fustanin e nusërisë së Nicola-s do të kujdeset vjehrra e saj, stilistja Victoria Beckham.