Modelja shqiptare Jori Delli ka mahnitur dhe ka joshur me bukurinë e saj të famshmin Silvio Berlusconi.
Iltempo shkruan se Delli ishte e ftuar në programin “Tiki Taka”, program të cilin siç duket Berlusconi e ka ndjekur me vëmendje.
I njohur jo vetëm për bizneset por edhe për zgjedhjen e fermave më të bukura, Berlusconi ka telefonuar drejtorin dhe i ka thënë ta lejojë të përshëndes shqiptaren e ftuar.
“Je shumë e bukur, më ke pushtuar,”- mësohet se ka thënë Berlusconi.
Kush është Jori Delli që tërhoqi vëmendjen?
Bukuroshja shqiptare jeton në Torino dhe është një nga fytyrat e Sportitalia. Ajo ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.