Vitin e kaluar, Enca Haxhia iu nënshtrua një operacioni të vështirë në këmbë për shkak se e theu.
Këngëtares iu desh shumë kohë që të rikuperohej e këtë na e ka treguar me anë të postimeve në rrjete sociale, ku nuk mungonin imazhe të këmbës apo edhe nga seancat e fizioterapisë.
Për këtë arsye, Encës iu desh të kalonte shumë kohë e shtrirë që këmba të shërohej e gjatë kësaj periudhë ajo ka shtuar edhe në peshë.
“Më duket mua apo ke shtuar peshë?”- ishte pyetja që ndjekësja i drejtoi gjatë bisedës virtuale që Enca zhvilloi mbrëmë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/08/auto_enca-haxhia-11615196757.jpg)
“Që kur theva këmbën, rreth 2 muaj më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kilogramë. Tani 5 prej tyre i kam hequr, ende po punoj për to. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre”, shkroi ndër të tjera këngëtarja.
Enca tregoi se ende nuk është shëruar plotësisht dhe se kjo do t’i merrte kohë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/08/auto_enca-911615196765.jpg)
E pyetur për operacionet plastike, artistja shkroi:
“Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e fundit që i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Ende jo. Nëse do bëj, do e merrni vesh patjetër”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/08/auto_enca-haxhia-51615196761.jpg)
Së fundmi ajo ka lancuar një këngë të titulluar “Nashta” e pas kësaj, mund të vijë edhe me një bashkëpunim me një artiste femër.