“S’më besohet që ka kaluar një vit!”- Kështu e nis dedikimin prekës për të atin e ndjerë Hygerta Sako.
Moderatorja publikoi sot një foto në Instastory, ku shihet varri i babait të saj, Pandeli Sako.
“Më duket akoma sikur ishte dje. Më mungon pafund babush, por dashuria është më e fortë se vdekja. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruante më tej Hygerta.
Një vit më parë, lajmin e trishtë e ndau me të gjithë vetë ish-misi duke publikuar një foto me të ndjerin.
Babai i saj ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, duke e lënë moderatoren “zemërthyer” e “shpirtcopëtuar”, siç ajo vetë shkruante në postim.
Ndërkohë, muajin e kaluar, Sako zgjodhi t’i uronte ditëlindjen nënës së saj me anë të një fotoje të vjetër, ku ngjashmëria mes të dyjave mund të dallohej lehtësisht.
Hygerta vetë është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Anais. Ajo është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, Turi, që në vitin 2012.

