Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është duke qëndruar kohëve të fundit në Sydney të Australisë.
Ajo ndodhet atje për sezonin e ri të “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.
Rita ndërkohë po vazhdon të jetë shumë e angazhuar në kontinentin australian me pjesëmarrje nëpër emisione e evente të ndryshme.
Së fundmi, ajo performoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, të zhvilluar në një nga stadiumet më të mëdha të Sydneyt.
Ajo u shfaq para fillimit të shfaqjes me një veshje mjaft provokuese, ku ishte me geta në formë rrjete në pjesën e poshtme, dhe një bluzë të madhe të materialit tyl në pjesën e sipërme.
Së fundmi, Rita vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, të realizuara gjatë mbrëmjes kur performoi në manifestin e komunitetit LGBTI.
“Gati për ta bërë këtë përsëri”, shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan.
Rita përndryshe është duke shijuar edhe suksesin e mini-albumit të saj më të ri “Bang”, katër këngët e të cilit janë pëlqyer shumë nga publiku.


