Këngëtarja u fotografua mbrëmë në Los Angelos e cila mori vëmendje me veshjen e saj.
Fituesja e ‘Grammy Awards’ ishte nisur për darkë në restaurantin e njohur italian,
33-vjeçarja dukej e çuditshme me një xhaketë leshi mbi një bluzë gri të markës ‘Balenciaga’, të futur në pantallona dhe një palë take.
Rihanna e aksesorizoi veshjen e saj të pazakontë me një kapuç të zi bejsbolli, syze dielli të bardha dhe një maskë të zezë për fytyrën për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.
Ajo u fotografua nga paparazzet teksa hyri dhe doli nga makina e saj. Ndryshe, së fundi ajo ka shpeshtuar dukjen e saj në publik me një kombinim veshje interesante.
Kjo është paraqitja e saj e dytë veshur me veshje sportive kombinim me take.
Theksojmë se, Rihanna po vazhdon njohjen e saj me reperin ‘ASAP Rocky’ pas ndarjes me miliarderin Hassan Jamel.