Blogerja e njohur ka arritur sërish të jetë në qendër të vëmendjes me pozat e reja.
E veshur me veshje dy ngjyrëshe, Kylie ka postuar dy fotografi.
Menjëherë pas publikimit milionerja e njohur arriti të komentohet pozitivisht nga numri jo i vogël i ndjekësve të saj.
Përveç veshjes së ngushtë, Kylie në njërën nga fotot theksoi makijazhin perfekt i cili iu komentua edhe nga fansat.
“Një diell i shenjtë, akrepi hënor”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, blogerja 23 vjeçare së fundi ka realizuar fotosesion për markën e njohur “Givenchy” e cila ekspozoi tiparet e formësuara trupore me një veshje ngjyrë rozë.